Protesta/ Berisha i dërgon mesazh policisë: Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre

Kreu i PD në deklaratë për mediat është shprehur se ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Fjala:

Isa, mos u fut në doktrinat e shtetit se ka shtete terroriste, ka shtete demokratike, ka narkoshtete dhe janë shtete të ndryshme,

Ajo që qytetarët do bëjnë ditën e hënë, do të tregojnë guximin, do shprehin revoltën e tyre me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Mjerë ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre.

Ky është mesazhi im për çdo provokator, narkokomisar, narkopolic apo narkozyrtar.

Besoj se kjo ishte përgjigja për ta.