Kryeqyteti nën ujë, Blushi/ Erion Veliaj nuk e mbulon dot vjedhjen me një cipë të hollë asfalti

Situata problematike në kryeqytet për shkak të reshjeve të shiut, duket se kanë nxjerrë në pah punën katastrofike të kryetarit të bashkisë Veliaj, i cili me një cipë të hollë asfalti ka shtruar rrugët e Tiranës.

Sekretari i Përgjithsëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një video të publikuar në Facebook ka sjellë pamjet e rrugës 'Nikolla Tupe' në 'Njësinë Bashkiake Nr.5 në të cilën mjaftuan 5 minuat shi që të përmbytet.

VIDEOJA:

Rruga "Nikolla Tupe" në Njësinë Bashkiake Nr.5 u asfaltua një vit më parë, gjatë fushatës elektorale, në vlerën 68 milion lekë.

Por mjaftuan 5 minuta shi që kjo rrugë të përmbytet.

Arsyeja është e thjeshtë: Fondet për kanalizimin përfunduan në xhepat e Erion Velisë që me një cipë të hollë asfalti elektoral nuk e mbulon dot vjedhjen barbare të taksave të qytetarëve të Tiranës!