Nuk duhet të jenë në stadium! Trajneri i del kundër tifozëve për Ernest Muçin

Ernest Muçi dhe portieri i Beshiktash u vërshëllyen dje në momente të ndryshme nga tifozët, ndërsa skuadra e tyre humbi 1 me 3 përballë Frankfurt. Klubi turk pas ndeshjes ka shprehur gjithë mbështetjen për Muçin me një postim në rrjetet sociale. Po ashtu dhe trajner Van Bronkhorst ka dalë në mbrojtje të lojtarëve.

“Nëse dikush mendon se nuk dhamë sot paraqitjen tonë më të mirë, këto njerëz nuk duhet të vijnë më në stadium. Është situatë e pazakontë për mua, një situatë e vështirë. Kishte sharje dhe reagime gjatë ndeshjes, nuk e kuptoj dhe dikush duhet të ma shpjegoj këtë pasi sot ne kemi bërë një nga ndeshjet më të mira”, u shpreh trajneri i Beshiktash.

Vlen për t’u theksuar se Muçi asistoi golin e vetëm për Beshiktash në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. Po ashtu nuk gaboi në pasime, megjithatë në muajt e fundit nuk ka kaluar periudhë të mirë në Turqi.