Dëmtimet përgjysmojnë Kombëtaren, ndryshimet në listën e kuqezinjve
Lista e Kombëtares për ndeshjet e tetorit, kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë, sapo është bërë publike. Dhe me përjashtim të zgjedhjeve teknike, kësaj here dëmtimet kanë kushtëzuar Silvinjon.
Elhan Kastrati ka zëvendësuar Simon Simonin. Në anën tjetër mbrojtja ka shtuar forcat e Arlind Ajetit.
Në mesfushë mungon Medon Berisha për shkak dëmtimi, ndërsa është thirrur për herë të parë Adrion Pajaziti. Po ashtu rikthehet Ernest Muçi.
Sulmi sheh sërish Uzunin dhe Dakun, të cilët zëvendësojnë Brojën dhe Manajn të dëmtuar.
Në anën tjetër Agim Zeka dhe Sebastjan Spahiu nuk kanë kaluar “klasën”.
Lista e plotë:
1- Strakosha
2- Kastrati
3- Sherri
4- Hysaj
5- Balliu
6- Mario M.
7- Hadroj
8- Ismajli
9- Djimsiti
10- Ajeti
11- Mihaj
12-Kumbulla
13-Ramadani
14-Asllani
15-Abrashi
16-Pajasiti
17-Laçi
18-N. Bajrami
19-Muci
20-Asani
21-Seferi
22-Hoxha
23-Daku
24-Uzuni