QSUT ‘u paralizua’ dje nga operimi i Ramës, pensionisti Dajo rrezikon të paralizohet/ Mjekët: Spitali nuk ka pajisje

Historia e z.Fadil Dajo e ka zanafillën vite më parë, ku nga një aksident automobilistik, kalvari i vujatjeve dhe dhimbjeje vazhdon edhe sot.

Ai vuan nga dhimbjet e shtyllës kurrizore dhe probleme të theksuara në këmbët e tij, duke e penguar shpesh edhe të kryejë nevojat e tij personale.

Si shumë problematika që Shqipëria ka, sidomos në fushën e shëndetësisë janë edhe operacionet.

I tillë është edhe rasti i zotërisë, ku sipas tij mjekët këtu nuk e marrin përsipër operacionin e tij nga rreziku i lartë që mund të ketë dhe të mendosh që kryeministri Rama shpesh herë është promotori i mjekëve specialist (ku për hir të vërtetës ekzistojnë në vendin tonë edhe pse të paktë në numër)

I ftuar ditën e sotme në ‘Kafe Shqeto’, Fadil Dajo u shpreh se prej kohës që fatkeqësisht është aksidentuar, ka shfaqur probleme me gjunjët dhe hernia diskale, por mjekët këtu nuk ja marin përsipër një operacion të tillë.

Deklarata e tij:

'Kam kaluar peripecira shumë të mëdha, e këtu tek ne autoritetet i hedhin topin njëri tjetrin. Para tre javësh shkova tek spitali ushtarak te mjeku Fatos Olldashi i cili më dha një rekomardim (dy ilaçe e dy ampula) e sapo dola nga spitali, ika tek farmacia, ku farmacistja më tha që ne e kemi këtë ilaç, por është kontrabandë dhe kushtojnë dy ampula 490 euro.

I thash unë ma jep ta marr dhe u tërhoq nuk ma dha as kontrabandë.

Këto ilace ishin pjesë e rimbursimit, por na i hoqi e na i zëvendësoj me disa të tjera që as nuk na duhen, nuk na bëjnë efekt fare.

Unë kam problem me 'Hernia Diskale' dhe kam probleme me gjunjtë, po pres që të më fusin në operacion, por është diçka që nuk e marrin përsipër.

Pas aksidentit që më ndodhi në Greqi erdha e u ktheva këtu dhe tani kam vite që po vuaj më këtë problem.

Mjekja e ambulancës së Lagjes më ka treguar se po shkatërrohet mosha e tretë nga këto ilaçe, shkoj tek ambulance e madhe dhe doktoresha më tha që ka pesë muaj që është prishur aparati për të bërë analizë kockore.

Pra prej 5 muajsh këtu nuk ka aparatura për të bërë një analizë të tillë vetëm tek private, e ka një mjeke aparaturën tek privati'.

Klea Sula/ Syri.Net