FOTO/ Aksidenti i rëndë në Thumanë - Kashar që i mori jetën 60-vjeçarit

Mëngjesi i sotëm nisi me një ngjarje të rëndë, teksa një 60-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti në aksin ‘Thumanë-Kashar’.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë se përplasja ka qenë shumë e fortë, pasi një nga mjetet, është shkatërruar plotësisht.

Pikërisht në këtë makinë tip ‘Volkswagen’ udhëtonte viktima me inicialet L.F. Ai mori dëmtime të rëndë dhe ndërroi jetë në spital, pavarësisht se mori ndihmën e parë nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 04.10.2024, rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjolës’, mjeti tip ‘Volkswagen’ me drejtues shtetasin L. F., rreth 60 vjeç, është përplasur me mjetin tip ‘Audi’, me drejtues shtetasin I. P.