VIDEO/ Penalltia vendosi ndeshjen, Jorgji dhe 5 arbitra shqiptarë shkruajnë historinë në Europë
Enea Jorgji ishte kryesori i ndeshjes së Ligës së Konferencës dje, mes Heidenheim dhe Olimpijas, që u humb nga këto të fundit 2-1.
Ndeshje historike kjo për arbitrat shqiptarë, pasi e gjithë trupa e gjykimit të ndeshje europiane ishte e përbërë prej tyre.
Enea Jorgji qëndronte kryesor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj asistentët e tij dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt.
Në VAR ndodheshin Kreshnik Barjamaj si përgjegjës dhe Juxhin Xhaja në AVAR.
Ndeshja u vendos pikërisht me një penallti të akorduar nga Jorgji disa minuta para fundit.
Luhej minuta e 83-të e ndeshjes në Gjermani, kur Vaner shënoi për 2-1, pasi gaboi fillimisht nga pika e bardhë.