Tërhoqi një shumë parash me kartën e kreditit që i kishte humbur 60 vjeçares, bie në pranga i riu në Kuçovë

Drejtoria Vendore e Policisë Berat 

Stacioni i Policisë Dimal vuri në pranga shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka tërhequr një shumë parash, me kartën e kreditit që i kishte humbur një 60-vjeçareje.

Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 41 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se i ka dëmtuar banesën, mbesës së saj 24 vjeçe, pas një konflikti për motive të dobëta me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.