Humbi jetën sot në spital, si u 'përfshi' Enea Themollari në atentatin ndaj motrave Nikolli në Elbasan

26-vjeçari Enea Themollari ka humbur jetën sot në spital, për shkak të shpërthimit me tritol në atentatin ndaj motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan.

Tritoli ishte vendosur në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit.