'Lumë' golash në ndeshjet e Conference League, triumfojnë Chelsea dhe Fiorentina

U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 21:00, tëtë duelet e vlefshme për Ligën e Konferencës, ku u shënuan në total plot 24 gola.

Chelsea, një nga favoritët e këtij turneu, mposhti Gent me rezultatin 4-2, ndërkohë, përballja Fiorentina-TNS, u mbyll me rezultatin 2-0.

Nuk munguan as shqiptarët e Kosovës, ku Valon Berisha u aktivizua si titullar te LASK, përballë Djugarden, ndeshje e cila u mbyll me rezultatin 2-2.  

Siapi, Hajdari dhe Bislimi nisën si titullar te Lugano, ku mposhti me tre gola HJK.