SYRI TV/ Kaso: Të hënën një protestë madhështore, qytetarët do të shprehin revoltën e tyre

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso ka deklaruar se në protestën e të hënës do të ketë shumë qytetarë.

Nga Pogradeci, Kaso deklaroi se qeveria do të përballet me zemërimin e qytetarëve të cilët do të shprehin revoltën e tyre të hënën.

Gjithashtu ai foli edhe për komunikimet që ka pasur me Ervin Salianjin nga burgu.