Hoxha: Dënimi i Salianjit hakmarrje politike e personale nga ata që kontrollojnë reformën në drejtësi

Në “Drejt”, deputeti demokrat Flamur Hoxha tha se dënimi i Salianjit është një hakmarrje politike dhe hakmarrje individuale e njerëzve që kanë pushtet në reformën në drejtësi.

Hoxha: Dënimi i Salianjit është një hakmarrje politike dhe hakmarrje individuale e njerëzve që kanë pushtet në reformën në drejtësi. Shqiptarët e dinë. Nuk mundesh dot që të dënosh me një vit burg një deputet për një kallëzim, për një dënim që vëllai i ministrin nuk e kryente, por rrinte në Vlorë, ndërsa e kreu në Vlorë dhe ministri dhe dorëheqjen. Gjithë seancat këto vite kanë qenë për të dënuar një deputet të opozitës.