VIDEO/ Murrizi: Asnjë nga deputetët e përjashtuar të PD-së s'do të kthehet në sallë, mazhoranca ka shuar opozitën

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Myslim Murrizi, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për gjendjen mometale politike të opozitës, me 24 deputetë të perjashtuar nga kuvendi dhe 2 të tjerë të burgosur politikisht.

Sipas Murrizit, edhe nga niveli edhe nga përbërja edhe parlamenti i viteve '97 edhe pse ishte në grykën e armëve të zjarrit ka patur tjetër integritetet dhe nuk ka patur kontigjentë të këtij lloji, siç kemi në parlamentin e sotëm. 

'Në 97, PD ka qënë në kushtet që nga Shkumbini deri në Janinë nuk vuri dot kandidatë, ka fituar 16 depudetë gjithsej, 8 nga lista 24, 6 aleatët, totali shkon në 30. Parlamenti ka qënë 155, dhe PS kishte 125, dhe kurrë nuk ka patur reprezalje, përjashtime, jo dy mujore se kjo është rregullorja e re e këtyre.

Nëse merren 3 vendime gjithsej, ky vendim mbyllet në dhjetor, kur parlamenti mbyllet nga data 19 ose 26, dhe sipas rregullores ose kushtetutës hapen të hënën e tretë të janarit, në datë 20, pra me tre vendime, asnjëri nga deputetët e PD, deri në zgjedhjet e 2025, nuk shkojnë në sallë.

Pra 8 muaj para, në një farë mënyre ke shfarosur opozitën në parlament, pra ke zhdukur pluralizmin duke përjashtuar 24 deputetë të opozitës.

Këtë situatë do ta kishte shumë zili edhe Haxhilleshi, pas vdekjes së Enverit se para nuk e bënte dot këtë.

Unë e them shpesh herë që edhe nga niveli edhe nga përbërja ai parlament edhe pse ishte në grykën e armëve të zjarrit, nën diktatin e komiteteve të shpëtimit, banda të ardhura nga llumhanet që na rrethojnë nga këto diplomatët që thoni ju, me mision në atë kohë ka patur tjetër integritetet dhe nuk ka patur kontigjentë të këtij lloji.'- u shpreh Murrizi.