VIDEO/ Lazio dominon Nice, Tottenhami merr fitoren në Hungari
Lazio vazhdon të shkëlqejë në në Europa League. Pasi fitoi 3-0 me Dinamon e Kievoin në raundin e parë, ekipi bardhekaltër shkatërroi 4-1 edhe Nicen në stadiumin “Olimpico”. (shiko golat)
Dominim absolut i ekipit bardhekaltër, që kaloi në epërsi të dyfishtë me Pedron dhe Catellanon në fillim të pjesës së parë, para se Boga të shkurtonte diferencsn në 2-1 në fundin e këtij fraksioni.
Në pjesën e dytë Lazio realizoi edhe dy gola të tjerë me Castellanon dhe Zaccagnin.
Mori pikët maksimale edhe Tottenhami, që iu imponua 2-1 Ferencvarosit në transfertë (shiko golat). Realizoi në pjesën e parë Sarr për londinezët, ndërsa në minutën e 86-të e gjeti rrugën e rrjetës edhe Jonhson para se në shtesë të shkurtonte diferencën Varga. Tottenhami sikurse Lazio ka grumbulluar pikë të plota në dy ndeshjet e para.
Rezultatet:
Ferencvaros – Tottenham 1-2
Hoffenheim - Dyn. Kyiv 2-0
Lazio – Nice 4-1
Maccabi Tel Aviv – Midtjylland 0-2
Olympiacos Piraeus – Braga 3-0
Qarabag - Malmo FF 1-2
Real Sociedad – Anderlecht 1-2
RFS – Galatasaray 2-2
Slavia Prague – Ajax 1-1