VIDEO/ Man. United shmang humbjen ‘in extremis’, Muçi e Rashica mposhten nga Eintracht Frankfurti, ‘ko’ Roma

Mbyllet raundi i dytë i ndeshjeve të Europa League, ku spikat barazimi 3-0 “in extremis” Manchester United në fushën e Portos. Në fakt, “Djajtë e Kuq e nisën shumë mirë, duke realizuan dy herë brenda 20 minutave të para me Rashford (7’) dhe Hojlund (20’). Nuk vonon kundërpërgjigjja e portugezëve me Pepen në minutën e 28-të, duke rihapur ndeshjen. Aghehowa në të 34-tën dhe në të 50-tën realizoi dygolësh, ndërsa në kohën shtesë Maguire realizoi një gol me shumë peshë, që shmangu humbjen e “Djajve të Kuq”.

Nuk ia del të marrë pikë në shtëpi Beshiktashi i Muçit dhe Rashicës (1-3) përballë Eitnrachtit të Frankfurtit në “Tupras Stadium” të Stambollit. Miqtë realizuan dy gola në katër minuta lojë me Marmoush dhe Dina Ebimbe (19’, 22’). Shpërdoron një mundësi të mirë për të ngushtuar diferencën Ciro Immobile, që tregohet i pasaktë nga pika e bardhe e penalltisë. Knauff realizoi golin e 3-0 në minutën e 82-të, ndërsa në shtesë shënoi golin e nderit për Beshiktashin Masuaku.

Roma kthehet pa pikë nga fusha e Elfsborgut, ku u mposht me rezultat minimal, ndërsa Rangers i Nedim Bajramit u mund 4-1 në shtëpi nga Lyoni.  

Beshiktash – Eintracht Frankfurt 1-3

(Gol 0-2)

Pennaltia e humbur nga Immobile

Porto – Manchester United 3-3 (golat)

Rangers - Lyon 1-4 (Golat)

Elfsborg - Roma 1-0 (Goli)