VIDEO/ Bardhi publikon spotin dhe fton qytetarët: Demokracia në rrezik! Shteti i Ramës mbron kriminelët

Kryetari i Grupit i Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar spotin e protestës kombëtare të thirrur nga opozita në datë 7 tetor në orën 18:00.

‘Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik’, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

Gjithashtu Bardhi u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që ‘të marshojnë drejt Tiranës për t’i treguar kujtdo se atë që e kemi fituar me qa mund, nuk mund ta dorëzojmë kaq lehtë’.

Postimi i plotë:

Kurrë Shqipëria nuk ka rrezikuar kaq shumë të humbas gjithçka ka fituar me betejë të pashembullt 34 vjet më parë. Demokracia është në rrezik. Shteti personal i Edi Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit.

Të gjithë bashkë, më 7 Tetor 2024, ora 18:00, marshojmë drejt Tiranës, për t’i treguar kujtdo se atë që kemi fituar me aq mund, nuk mund ta dorëzojmë lehtë!