Berisha: Rama i rikthyer tek etërit e tij mizorë duke hapur burgjet politike. Por 7 tetori po vjen, të gjithë në marshim drejt Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në tubim është shprehur se dhuna ndaj deputetëve të opozitës është dëshmi flagrante e asaj çfarë mund të bëjnë narkodeputetët, dhe padrinoja i tyre kundër deputetëve të opozitës sot.

'Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se është bastardi i xhelatit Kristaq Rama, që në vitin 1988, më 10 gusht, firmosi për të varur në litar kolosin, disidentin, luftëtarin e lirisë, Havzi Nela.'-u shpreh Berisha.

FJALA E BERISHËS

Qytetare dhe qytetarë, 7 tetori është prova jonë e madhe.
Edi Rama, pas 32 vitesh pluralizëm, pasi zbrazi Shqipërinë më shumë se çdo pushtues tjetër, pasi vodhi dhe plaçkiti këtë vend sa asnjë sundimtar i huaj apo vendas në histori dhe shekuj, u rikthye në origjinën e tij.
U rikthye tek etërit e tij mizorë.
Hapi burgjet politike, proceset gjyqësore me dëshmitarë të rremë.
Urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë e shpreh në mënyrat më primitive.
Asnjë shqiptar nuk duhet të harrojë se është bastardi i xhelatit Kristaq Rama, që në vitin 1988, më 10 gusht, firmosi për të varur në litar kolosin, disidentin, luftëtarin e lirisë, Havzi Nela.
Por sot është një ditë që ne e nderojmë kujtimin e pavdekshëm të deputetëve të opozitës, të cilët u ekzekutuan për fjalën e lirë, për vokacionin perëndimor të kombit shqiptar, për besimin tek Zoti, besimin tek Shqipëria nga diktatura hoxhiste.
Dhuna ndaj deputetëve të opozitës është dëshmi flagrante e asaj çfarë mund të bëjnë narkodeputetët, padrinoja i tyre kundër deputetëve të opozitës sot.
Por sot, deputetët e opozitës janë shembulli i frymëzimit për mbarë shqiptarët.
7 tetori po vjen, të gjithë marshim drejt Tiranës.
Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!
Fitore, fitore, fitore!
Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!