Nuri: E burgosën Salianjin që të mos bëjë fushatën e tij, sepse është një zë i fuqishëm

Franc Nuri avokat, pjesëmarrës sot në tubimin poshtë shtëpisë së liderit të PD, Sali Berisha, mbajti fjalën e tij.

Burgosjen e Salianjit, Nuri e quajti mënyrën e vetme të qeverisë, për të penguar një zë të fortë si Salianji, që të bëjë fushatën e tij në Qarkun e Elbasanit.

Patjetër që sot është një ditë e trishtuar, por të gjithë duhet të mobilizohemi për të hënën në orën 18:00, të gjithë të hënën në shesh.

Nuk ka nevojë t'jua rikujtojmë çfare ndodhi me zotin Berisha, çdo gjë vetëm për të penguar opozitën dhe PD që të jetë një forcë e fortë garuese përballë këtij pushteti.

Por nuk u mjaftuan me Berishën ...por shikoni çfarë ndodhi me Salianjin për një akuzë, ku asnjë individ në Shqipëri nuk është dënuar kështu, por në rastin më të keq është dënuar me gjobë.

Çfarë bëhet?

Dënohet me burg një djalë i ri , që ka qenë tërë kohës në opozitë, nuk ka pasur asnjë post publik, nuk ka asnjë akt korrupsioni asnjë gjë, dënohet në mënyrë që të pengohet dhe të mos e bëjë fushatën e tij siç duhet në qarkun e Elbasanit sepse është një zë i fuqishëm dhe mund të jepte kontributin e tij maksimal.