‘Komisioni Xhafa’/ Konstitucionalisti: Konflikt i pastër! Nuk i lë mundësi institucioneve të funksionojnë

Konstitucionalisti Sokol Hazizaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me ngjarjen e sotme të mos lejimit të futjes së opozitës në kuvend u shpreh se është e qartë aryesja e mospjesmarjes në komision e Gjykatës së Lartë dhe e Strukturës së Posaçme.

Hazizaj u shpreh se, ky Komision Kuvendorë ka qenë i qëllimshëm për të mos lënë institucionet të funksionojnë si duhet.


Hazizaj:

Po e filloj aty ku dy deklaratat, e Gjykatës së Lartë dhe Strukturës së Posaçme, e deklarojnë në mënyrë të qartë se cila ishte arsyeja në mospjesëmarjes në komision. Pavarësisht situatës politike që ndodhemi domosdoshmërisht balancimi midis pushteteve, të jetë kufiri themelor ai i cili mban në qendër të vëmendjes gjasme shtet që duam të ngrem ne, gjasme një qeveri që bën sikur funksionon, nëpërmjet instrumenteve të rinj që dolën si pasojë  e reformës në drejtësi.
Nuk ka mundësi që një anëtare e Gjykatës së Lartë, një anëtare e Gjykatës Kushtetuese të marrë pjesë në një komision Kuvendor, i cili për rezultat të tij, të paktën sa kemi dijeni merr mbi vete, ka objektiv të formatojë dhe akte ligjore. Në momentin që anëtari i Gjykatës Kushtetuese bëhet pjesë e një Komisioni Kuvendor, atëherë Gjykata Kushtëtuese çfarë do të gjykojë.
Duket qartë që ka konflikt të pastër në kërkimet që ka bërë komisioni. Nga ana tjetër mund të jetë bërë i qëllimshëm.
Padyshim ka qënë i qëllimshëm, atë rolin gjasmë të bërë politik parlamentare, rolin gjasme të marrit pjesë në parlament në Kuvend për bërjen e ligjeve që në pjesën më të madhe kanë karakter jo kushtetues... Normalisht duke bërë një kërkesë të tillë tregon që se edhe një institucion që ti e prodhon nën asistencën ndërkombëtare do ta vendosësh në të bërit gjasme vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Pra normalisht nuk e ke seriozisht për të bërë shtet. Për sa kohë nuk e ke seriozisht të bësh shtet nuk mund dhe nuk ka se si të ruash pavarësinë e gjyqësorit nga politika. Nuk ka se si të bësh politikë penale të qartë ndaj veprave të korrupsionit dhe nuk ka se si të bësh ndjekje penale brenda rrugës procedurale dhe materiale të kodifikuar tashmë të rregulluar me reformën në drejtësi.
Ti nuk i lë mundësi institucioneve që ata për shkak të kufizimeve ligjorë në të cilat veprojnë të funksionojnë si duhet.
Së treti mund të merret si presion ndaj organeve. Kjo tregon se ose këto organe janë bërë për të bërë presion ndaj të tjerëve, këto nuk kanë rënë në grackën e të bërit presion ndaj shtetasve shqiptarë, gjë që unë dyshoj sepse ato janë krijuar për të tilla gjëra. Unë e shikoj në mënyrë të përditshëm procesin e gjykimit ose do të krijosh përshtypjen që duke kundërshtuar pjesëmarrjen në komision do t’i tregosh njerëzve se sot organet e pavarura janë në pavarësinë e tyre dhe nuk varen nga ne.
E vërteta është se nëse nuk e kupton publiku, këtu bëhet gjithmonë gjasme por nuk ka lidhje me të vërtetën dhe hambarin e madh të dosjeve që po gjykohen...