‘Sali Berisha dënohet me pjesëmarrje në protestën e 7 tetorit’/ Vendimi nga 'Gjykata e mbarë Shqiptarëve'

Një kërkesë e pazakontë ka ardhur për liderin e opozitës dhe kreun e PD, Sali Berisha në lidhje me protestën e 7 tetorit.

Një prej demokratëve të diasporës, Lodovik Tetaj njofton në rrjetet e tij sociale se, ‘gjykata e qytetarëve dhe shqiptarëve opozitarë në Shqipëri dhe Diasporë, ka marrë vendim për paraqitjen fizike të liderit të opozitës, Sali Berisha në protestën kombëtare të 7 tetorit’.

‘Ajo e ka dënuar Sali Berishën me detyrim paraqitje fizikisht në miting.  Ata duan patjetër praninë e tij në protestë. Sipas vendimit të kësaj gjykatë shumice shqiptarësh në respekt të së drejtës hyjnore vendimi do të ekzekutohet. Një trupë me mbi 200 burra e djem do të shoqërojnë kryedemokratin në adresën e caktuar nga kjo gjykatë. Bulevardi Dëshmorët e Kombit, podiumi përballë kryeministrisë’, shkruan Tetaj.

Postimi i plotë:

Titulli

Gjykata e shqiptarëve

Berisha detyrim paraqitjeje në miting. Lideri i opozitës kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është në arrest shtëpi prej afro një viti me vendim të Gjykatës së Posaçme e kërkesë të Prokurorisë. Me një dosje me mashtrime e falsifikime.  Përdorja e drejtësisë nga Rama është shkatërruese. Opozita ka lajmëruar protestë kombëtare  ditën e hënë me 7 tetor. Gjykata e qytetarëve, e shqiptarëve opozitarë në Shqipëri dhe Diasporë ka marrë një vendim. Ajo e ka dënuar Sali Berishën me detyrim paraqitje fizikisht në miting.  Ata duan patjetër praninë e tij në protestë. Sipas vendimit të kësaj gjykatë shumice shqiptarësh në respekt të së drejtës hyjnore vendimi do të ekzekutohet. Një trupë me mbi 200 burra e djem do të shoqërojnë kryedemokratin në adresën e caktuar nga kjo gjykatë. Bulevardi Dëshmorët e Kombit, podiumi përballë kryeministrisë. Dhjetëra mijëra demokratë e opozitarë nga Shqipëria e Diaspora do të jenë siguria e tij, mbrojtja e tij. Thirrja në këtë kuvend është e parevokueshme. Njoftohen pilicia private e Ramls atë ditë mos afrohet në vendngjarje sepse do të ndalohen nga forcat opozitare. Lajmërohen prokurorë e gjyqtarë të përdorur nga zaptuesi Rama të rishikojnë qëndrimet e tyre korruptuese në të kundërt nis ndjekja popullore ndaj tyre.

Ngarkohen për ekzekutim vendimi dhjetëra mijë shqiptare

Ky vendim nuk ankimohet

Gjykata e mbarë Shqiptarëve.