VIDEO/ Tomorri: Parlamenti e ka humbur funksionin e tij, qeveria ka kapur dhe përdor drejtësinë si mashë qorre

Gazetari Klodian Tomorri i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, duke diskutuar në lidhje me ngjarjen e sotme të mos lejimit të futjes së opozitës në kuvend u shpreh se sot jemi në një situatë ku opozita nuk ka çfarë të bëjë më në parlament për shkak të kapjes së parlamentit, dhe për shkak se parlamenti ka dalë jashtë funksionit të tij.

Sipas Tomorrit, nalistët apo propagandierët e qeverisë janë duke i mëshuar faktit të dhunës dhe kemi patur deklarata për akte dhune edhe nga komuniteti ndërkombëtar, por sipas Tomorrit, nuk ka patur dhunë të ushtruar nga opozita.

'Unë situatën aktuale e shoh si një pasojë të të gjitha atyre që kanë ndodhur deri me tani , të të gjithë dhunës, të gjithë marje dhe përqëndrimit të pushtetit me një dorë nga ana e qeverisë dhe të gjithë persekutimit të opozitës, mbylljes se çdo hapsire për opozitën në parlament dhe sigurisht që kemi ardhur në këtë situatë.

Ne jetojmë sot në një regjim i cili burgos përfaqësuesit e opozitës përmes proceseve të montuara me dëshmirarë të paguar, dhe nuk është një rast por ndodhi me Bejlerin dhe e njejta situatë u përsërit edhe me Ervin Salianjin.

Jemi në një situatë ku opozita nuk ka çfarë të bëjë më në parlament për shkak të kapjes së parlamentit, për shkak se parlamenti ka dalë jashtë funksionit të tij, dhe ajo që unë dua të theksoj është që qeveria dhe ata spin doctors, analistët apo propagandierët e saj janë duke i mëshuar faktit të dhunës dhe kemi patur deklarata për akte dhune edhe nga komuniteti ndërkombëtar, unë nuk kam parë dhunë! Nuk ka patur dhunë të ushtruar nga opozita.

Çfarë mund të bëjë parlamenti nëse qeveria ka kapur drejtësinë dhe e përdor atë si një  mashë qorre?

Rezistenca dhe qëndresa e opozitës është detyrim që i shërben vendit dhe kemi prova për këtë.

E keni parë që mediat ndërkombëtare po shkruajnë me një këndvështrim tjetër për Shqipërinë? Kjo ka ardhur edhe si pasojë e qëndresës së opozitës.

Qeveria mund të jetë në ujërat të ngrohta me pjesën zyrtare të ndërkombëtarëve dhe përgjithësisht çdo qeveri është e favorizuar në këtë aspekt në raport me opozitën sepse fundja fare pjesa zyrtare me opozitën punon, por nëse denoncimet në media do të vazhdojnë për atë që ndodh në të vërtetë në Shqipëri sigurisht që do të ketë një tjetër qasje dhe reagim të qytetarëve apo edhe atë opinionin ku këto media shkruajnë, dhe edhe ata ndërkombëtarë që vijnë edhe korruptohen në Shqipëri do ta kenë më të vështirë që të përligjin allishvrishet e tyre në Shqipëri apo të qeverisë shqiptare përballë qytetarëve të tyre.'- u shpreh Tomorri.