‘150 mijë izraelitë të larguar’/ Banorja nga kufiri me Libanin: Kemi 1 vit nën sulm! Sot kanë lëshuar 100 raketa

Në intervistën e ditës në edicionin informativ të lajmeve Ksenia Jakoel Efimovski, banuese në një zonë në kufirin Izrael-Liban, tregoji për Syri TV ankthin që po vjen me luftën që po zhvillohet në Lindjen e Mesme.

Ajo u shpreh se, prej 1 viti janë në sulm nga raketat dhe se 150 mijë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Ne kemi raketa përditë, sot janë mbi 100 raketa të lëshuara nga Libani"- u shpreh ajo 

Efimovski tha ndër të tjera se, kishin shpresa për mos hapjen e një fronti të dytë dhe se njerëzit po kërkojnë thjesht të kthehen në shtëpit e tyre.

Ksenia Jakoel Efimovski

Asnjë nënë  nuk do që të çojë fëmijët e saj në front por për fat të keq që nga 7 tetori u bë e detyrueshme të reagojmë. Po bëhet viti nga ajo ditë e tmerrshme nga ajo masakër e llahtarshme e 7 tetori. Kemi 1 vit që jemi nën sulmin e raketave. Më keni pyetur nëse kemi raketa nga Irani por ne kemi raketa përditë, sot janë mbi 100 raketa të lëshuara nga Libani. 
Ushtria izraelite tokësore është futur në Liban pasi janë mbi 150 mijë njerëz që kanë një vit që janë shkulur nga shtëpitë. Ka fshatra dhe qytete të tëra që njerëzit kanë lënë punën, kanë lënë fermat, bizneset, kanë lënë shkollën, çdo gjë dhe janë spostuar. Në fillim shteti i strehoi nëpër hotele dhe me pas janë sistemuar në shtëpi me qera etj. 
Të gjithë shpresonin që nuk do të hapej një front i dytë por dy javët e fundit kishte një përshkallëzim të jashtëzakonshëm dhe praktikisht njerëzit duan të kthehen në shtëpi. Ky ishte presioni i njerëzve për qeverinë që të kthehen në shtëpi pa qënë të trembur që çdo minutë mund të vijë një raketë apo një murtajë. Para një muaji qëlluan me murtajë një fshat në veri të Izraelit dhe u vranë 12 fëmijë. Njerëzit kërkojnë thjesht të kthehen në shtëpi.