SYRI TV/ Spiropali hyn fshehurazi në Kuvend, Noka: Hynë si minjtë në Kuvend

 

Deputetët e opozitës janë përleshur me gardën e Republikës, që sipas urdhërit të Elis Spiropalit nuk do të lejoheshin të merrnin pjesë në seancë.

Përplasjet  nuk kanë munguar as mes deputetëve të opozitës dhe atyre të PS, disa prej të cilëve provokuan kolegët opozitar me gjuhë fyese.

Ndërkohë, ministrat dhe kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali kanë zgjedhur të futen fshehurazi në Kuvend, ndërkohë që tre hyrjet e sallës ishin të bllokuara.

SYRI TV

Ndalimi i opozitës për të hyrë në ambjentet e kuvendit, e zhvendosi të gjithë betejen dhe aksionin e partisë demokratike,  në oborrin e parlamentit.

Në përpjekje për të hyrë në Kuvend, depuetëtë demokratë u përplasën fizikisht me gardën e republikësh,  të cilët ishin urdhëruar të rrinin të në gjitha hyrjet dhe  me çdo  kusht të linin jashtë ambjenteve të parlamentit, Opozitën. 

Por as deputetët e mazhorancës nuk e patën të lehtë të hynin në Kuvend. 

Që në nisje, kreu i grupit parlamentar Niko Peleshi, u përball me deputetët e opozitës dhe u detyrua të ndërronte  rrugë.

E njejta situatë u përsërit edhe me deputetë të tjerë të  mazhorancës,  Frrok Gjini e Paulin stërkaj,  të cilët pavarësisht këmbënguljes,  nuk u lejuan të hyjnë në kuvend, nga deputetët demokratë. 

Opozita nuk u kursye as ministrat,  të cilët u detyruan  të provojnë disa nga hyrjet e parlamnetit,  përpara se të mund të hynin në  sallen e seancave plenare.

Në mesin e tensione u krijuan edhe situata qesharake, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali, hyri fshehurazi ne ambjentet e kuvendit.   

Kreu i grupit parlamnetar demokrat, u përplas edhe me  komandantin e Gardës.

Seanca plenare zgjati vetëm 30 minuta, ndërsa në kohën që mazhoranca vijonte e vetme punimet e kuvendit, oppzita vijoi përplasjen me  gardën e cila, nuk kurseu as gratë deputete.

Në orën 11, të gjithe deputetët  ishin larguar  nga Kuvendi, ndërsa në oborrin e parlamentit, ndihej akoma tymi i perplasjes, që shkëndijën e mori nga denimi i Ervin Salianjit, por që sipas demokratëve, burimin e ka te përpjekja e vazhdueshme e kryeministrit Edi Rama, për ta lene vendin, pa opozitë.