SYRI TV/ 'Viti i Qirinjve'' simbolikë për shtetin e ri, Veton Surroi libër ndryshe për Kosovën

“Viti i qirinjve” është botimi i fundit i shkrimtarit dhe publicistit nga Kosova.

Veton Surroi sjell një qasje të re të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale, për çështjen shqiptare të shek XX, ndërsa thotë se historia krijoi një shtet në formë aksidentale.

SYRI TV

Në kuadër të tetorit të librit u organizua aktivitetit “Arti si rezistencë”, ku kryefjalë ishte vepra “Viti i Qirinjve”, i fundit botim i shkrimtarit dhe publicistit nga Kosova Veton Surroi.

Libri ngrihet mbi ngjarje personale, pa humbur dhe fillin e zhvillimeve të vrullshme politike, duke sjell një qasje të re të identitetit të politikës përmes përjetimeve personale, për çështjen shqiptare të shek XX. “Viti i qirinjve” vjen me mesazhin e rëndësishëm, se nuk ka lëvizje të armatosur pa lëvizje paqësore.

Surroi përdor simbolikën e vdekjes së shtetit nëpërmjet vdekjes së të atit. Por cili është realiteti historik, që përcjell autori përmes kësaj vepre?

 

Aktiviteti u mbajt në ambientet e Qendrës Kombëtare të librit dhe Leximit në bashkëpunim me Autoritetin e Dosjeve.