SYRI TV/ Kryeministri i nënshtrohet operacionit, pacientët presin në rradhë me orë të tëra

Këtë të enjte Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për hernien inguinale në QSUNT. Gjendja e tij pas operimit raportohet të jetë stabël, teksa është njoftuar se do të kalojë natën në spital. Por vënia në dispozicion e ambienteve për Kryeministrin, duket se ka sjellë vonesa për pacientët e tjerë, të cilët thonë se kanë disa orë që qëndrojnë në pritje për të marrë shërbim.

SYRI TV

Mëngjesin e kësaj të enjteje Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ndërhyrja e cila ka zgjatur rreth 2 orë, është kryer për hernien inguinale nga ekipi mjekësor nën drejtimin e Shefit të Kirurgjisë Doktor Arben Gjata. Gjendja e kryeministrit pas ndërhyrjes raportohet të jetë stabël, teksa është njoftuar se do të kalojë natën në mjediset spitalore të QSUNT.

Ndërkohë përgatitja dhe vënia në dispozicion e ambienteve për Kryeministrin, ka sjellë vonesa për pacientët e tjerë, të cilët thonë se kanë disa orë që qëndrojnë në pritje për të marrë shërbim.

Kryeministri e paralajmëroi ndërhyrjen kirurgjikale gjatë inspektimit të hapjes së spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".