Italia rrezikon vendin e 5-të në Champions, renditja aktuale e UEFA-s

Performanca e klubeve italiane në kompeticionet evropiane në vitet e fundit ka lejuar që kampionati italian të çojë, për herë të parë në histori, një skuadër më shumë në Ligën e Kampionëve (edicioni që po zhvillohet tani). Nga kjo përfitoi Bolonja, e cila e mbylli kampionatin e fundit të Serisë A në vendin e pestë.

Përveç Italisë, edhe Gjermania u shpërblye për pozicionin e saj të lartë në renditjen e UEFA-s duke çuar një ekip më shumë në kompeticionin më të lartë evropian, Borussia Dortmund në këtë rast.

Sipas rregullores, të qenit ndër dy vendet e para në renditje do t'i jepte shtetit në fjalë këtë të drejtë. E njëjta gjë vlen edhe për sezonin 2024-2025, por konfirmimi për Italinë dhe Gjermaninë nuk do të jetë aq i thjeshtë sa duket.

Të kesh tetë skuadra të përfshira në garat evropiane, nënkupton që rezultati ndahet me tetë (2 pikë për një fitore dhe 1 pikë për një barazim), dhe jo me shtatë si në rastin e vendeve të tjera. Për më tepër, sistemi i pikëve ndërmjet tri kompeticioneve do të jetë i ndryshëm nga ky vit.

Në renditjen e përditësuar, Italia është jashtë dy vendeve të para që të lejon të çojë një ekip shtesë në Evropë vitin e ardhshëm. Sistemi i ri i pikëve dhe ndarja e ndryshme mes tre kompeticioneve mund ta ketë ulur kampionatin italian disa pozicione.

Vendin e parë e zë Portugalia me 6800 pikë dhe e dyta Çekia me 6500 pikë, e cila do të fitonte një vend shtesë. Italia është aktualisht në vendin e pestë me 5625 pikë pas Anglisë dhe Francës.

Në këtë mënyrë, do të kishte "vetëm" katër vende në Serie A për akses në Ligën e Kampionëve 2025/2026 (Napoli, Juventus, Milan dhe Inter për momentin). Megjithatë, është ende herët për të thënë me siguri se kush do ta ketë këtë të drejtë.

Renditja aktuale e UEFA-s për shtetet:

Portugalia 6.800

Çekia 6.500

Anglia 6.000

Franca 5.786

Italia 5.625

Gjermania 5.625

Spanja 4.857