'Marshim drejt Tiranës, o sot o kurrë', opozita thirrje qytetarëve për protestën e 7 Tetorit

Pas vendimit të strukturave të opozitës shqiptare për një protestë kombëtare në Tiranë me 7 tetor në orën 18.00 kjo forcë politike ka bërë publike edhe thirrjen e sloganin për qytetarët shqiptarë.

“Marshim drejt Tiranës, o sot o kurrë” thuhet në posterin që demokratët po shpërndajnë në rrjetet sociale.

Dënimi politik i deputetit Ervin Salianji ka nxitur reagimin e ashpër të opozitës edhe disa ditë më parë në sallën e kuvendit por edhe gjatë ditës së sotme me një përplasje ballë për ballë me përfaqësues te mazhoranës në hyrje te kuvendit pas dënimit të 24 deputetëve demokratë pas djegies së karrigeve në oborrin e kuvendit.