SYRI TV/ SPAK refuzon Komisionin Xhafaj: Opozita e ka cilësuar fasadë të Edi Ramës

Prokuroria e Posaçme ka refuzuar pjesmarjen në Komisionin Xhafaj. Pas Gjykatës Kushtetuese, edhe SPAK ka refuzuar të dërgojë ekspert në këtë komision, me argumentin se ky institucion e ka përmbushur detyrimin ligjor të marrëdhënies me parlamentin. Skeptik për punën e këtij komisioni janë shprehur edhe selitë diplomatike në Tiranë, ndërsa opozita ka refuzuar të jetë pjesë, duke akuzuar se ky komision po përdoret nga kryeministri Edi Rama si propagandë për të mbuluar aferat korruptive.

Syri tv

Pas gjykatës Kushtetuese edhe SPAK ka refuzuar pjesmarrjen e Komisionin Xhafaj, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama. Pas interesimit të Syri TV,  Prokuroria e Posaçme, thekson se ky institucion e ka përbushur detyrimin e saj ligjor në marrëdhënien me parlamentin dhe nuk mund të dërgojë ekspertëtë saj në Komision.

Prokurorët e Posaçëm diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit me Kuvendin për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjithmonë duke respektuar parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse. Ky detyrim ligjor është realizuar përmes publikimit të  Raporteve Vjetore të SPAK në faqen zyrtare, si dhe raportimeve periodike përballë KLP-së dhe Kuvendit. 

Më herët kundër këtij Komisioni janë shprehur edhe selitë diplomatike të akredituara në vendin tonë. Madje në qëndrimin kundër nuk kanë munguar as përplasjet mes ambsadorit të BE-së Silvio Gonzato me drejtuesin e këtij Komisioni Fatmir Xhafaj. Gjatë një tryeze të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, kreu I delegacioni të BE-së ka shprehur shqetësimin ndaj përpjekjeve të mazhorancës për kontrollin e punës së organeve të drejtësisë përmes komisionit të posaçëm antikorrupsion. Gonzato kërkoi që të mos keqpërdoren raportet e Brukselit për të justifikuar qëllimet e këtij komisioni. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pritur me skepticizëm ngritjen e komisionit të posacëm antikorrupsion teksa kanë theksuar nevojën për gjithpërfshirje dhe moscënim të organeve të drejtësisë në vend. Opozita e ka refuzuar komisionin, duke e cilësuar atë si propagandë të Kryeministrit Rama, në një kohë që është përgjegjës për korrupsionin 11 vjecar në të gjitha nivelet e qeverisjes.