Rusia nis evakuimin e qytetarëve të saj nga Libani

Rusia ka nisur evakuimin e qytetarëve nga Libani. Ministri i Emergjencave Alexander Kurenkov tha se një fluturim special u nis nga Bejruti me anëtarët e familjeve të diplomatëve rusë.

Ministria e Emergjencave tha se rreth 60 persona do të mbërrijnë në Rusi nga Libani këtë të enjte.

“Evakuimi është kryer me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin”, shtoi ministria.

Rusia shpesh ndihmon edhe në evakuimin e qytetarëve nga ish-republikat e tjera sovjetike në situata të tilla.