SYRI TV/ BE ngre alarmin për korrupsionin, Gonzato kritikon ligjet e porositura, ka rënë transparenca

Nga forumi rajonal për mirëqeverisjen, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Silvio Gonzato ngriti alarmin për nivelin e korrupsionit në sektorin e Prokurimeve Publik dhe Shëndetësisë. Ai deklaroi se ligjet e porositura,  të cilat janë denoncuar edhe nga Opozita, janë veprime që minojnë përpjekjet anti korrupsion. Kreu i SPAK, Altin Dumani ngriti shqetësimi se paratë e fituara nga korrupsioni po transferohen jashtë Shqipërisë. Në këtë tryezë Elisa Spiropali sulomoi opozitën për aktet e simbolike të seancës së ditës së hënë, ndërsa deklaratave të kryetares së Kuvendit iu përgjigj Gazment Bardhi i cili ngriti edhe një pyetje publike për të.

Nga SYRI TV

Bashkimi Europian ngre alarmin për korrupsionin institucional në Shqipëri. Nga konferenca e Forumit Rajonal për Mirqeverisjen, organizuar nga shoqëria civile, Ambasadori i BE në vendin tonë, Silvio Gonzato u shpreh se korrupsioni është i përhapur në sektorin e Prokurimit Publik, Shëndetësi ndërsa ligjet e Porositura, të denoncuara edhe nga opozita, i cilësoi si mekanizma që kufizojnë luftën antikorrupsion nga organet ligjzbatuese.

Masa të tjera krijohen sigurisht, por është po aq e rëndësishme që të gjithë partnerët në rajon të shmangin veprimet që krijojnë përpjekjet anti-korrupsion, psh. Dobësimi i transparencës në Prokurimin Publik apo akte ligjore të porositura të cilat anashkalojnë procedurat standarde apo kufizimin e mandateve të organeve të pavarura anti-korrupsion. Lufta anti korrupsioni do të përballet gjithmonë me rezistencë nga ata që përfitojnë nga ekzistenca e saj. prandaj duhet një vullnet i fortë politik. Në vendet e zgjerimit ne e shikojmë që ka dhjetëra elementë të kapjes së shtetit.

I pranishëm në tryezë, ishte dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili shprehu shqetësimin se paratë e siguruara nga korrupsioni po transferohen jashtë vendit.

Gjatë forumit rajonal për mirëqeverisjen, ishte e pranishme edhe Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e cila sulmoi opozitën për tensionet në seancën plenare të ditës së hënë, duke thënë se administrata e Kuvendit i kishte bërë dhuratë këmbën e karriges që u hodh në drejtim të saj.

Pak orë pas kësaj deklarte, reagoi edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili ngriti një pyetje publike për Spiropalin.

Pyetje publike për Kryetaren e Kuvendit: Përveç “dhuratës” së adminstratës a mund të informosh shqiptarët: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?