Luajti në EURO 2016, Lenjani tërhiqet zyrtarisht nga Kombëtarja shqiptare

Ermir Lenjani ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë FSHF-ja përmes një postimi në rrjetet sociale.

“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja, pasi ka përjetuar emocione të shumta, ishte në “Euro 2016” në Francë dhe me ëndrrën e realizuar largohet kryelartë mes falënderimeve” shkruhet në njoftimin e FSHF-së.