VIDEO/ Bushkolaj: Policia është kthyer në një krah të armatosur të qeverisë, prevalon çorganizimi i organizuar

I ftuar në edicionin e lajmeve në SYRI TV me moderatoren Eneida Ndoci për të diskutuar mbi procesin e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ishte gazetari i kronikës, Elkier Bushkolaj.

Bushkolaj është shprehur se policia e shtetit funksionon si një çorganizim të organizuar të shtetit në luftën kundër grupeve kriminale në  vend

"Në dosjet që vijnë nga partnerët ndërkombëtar në të gjitha këto dosje na rezulton që drejtues të policisë së shtetit janë përfshirë në veprimtari të paligjshme. Përballë këtij realiteti  që e njohin shqiptarët dhe ndërkombëtarët e të kemi një proces të tillë që zgjidhet drejtori i pëgjithshëm është krejt i pa pranueshëm.

Do të duhet të kishte një dëgjesë publike me kandidatët, shqiptarët të njiheshin me platformën e tyre pasi u tmerruam kur pamë letrën e dorëheqjes së Ardi Veliut kishte aq gabime gramatikore të frikshme. Kam përshtypjen që është një proces në mungesë të theksuar transparence dhe është zgjedhje e paracaktuar.

Policia është kthyer në një krah të armatosur të qeverisë. Ne kemi një çorganizim të organizuar të shtetit në luftën kundër grupeve kriminale në  vend. Është një polici ku prevalon çorganizimi i organizuar dhe drejtorët po zgjidhen sipas kërkesave të krimit të organizuar."