Nagelsman shpall listën e Gjermanisë, rikthehen Gnabri dhe Rudiger

Më 11 tetor Gjermania udhëton drejt Bosnje Hercegovinës ndërsa tre ditë më pas pret në shtëpi Holandën për të zhvilluar takimet e radhës të vlefshme për Nations League.

Për këto dy takime komisari teknik i Gjermanisë ka shpallur listën e të grumbulluarve, e cila pritej me shumë kureshtje pasi me publikimin  e saj janë shuar disa pikëpyetje.

Kështu në portë konfirmohet fakti se Janis Blasvish do të jetë portieri i tretë. Ndërsa në këtë listë spikat edhe prania e Gnabri. “Serzh ka kaluar një periudhë të keqe vitin e kaluar pasi ka pësuar shumë dëmtime dhe për rrjedhojë humbi edhe formën. Tani e kam vënë re se po rikuperon mjaft mirë pasi prej muajsh po luan mirë dhe nuk po dëmtohet”, tha trajneri i Kombëtares gjermane.

Të grumbulluarit për ndeshjet me Bosnje&Hercegovinën dhe Holandën: 

Në portë: Oliver Bauman, Janis Blasvish, Aleksandër Nybel

Në mbrojtje: Valdemar Anton, Benjamin Henrishs, Joshua Kimish, Robin Koh, Maksimilian Mitelshted, David Raum, Antonio Rudiger, Niko Shloterbek, Xhonatan Tah

Në mesfushë: Robert Andrish, Kris Fyhrish, Paskal Gros, Xhamal Musiala, Aleksandar Pavloviç, Anxhelo Shtiler, Florian Virc

Në sulm: Serge Gnabri, Kai Haverc, Deniz Undav, Tim Klajndienst