'Paralizohet' QSUT, po operohet 'sulltani', pacientët e tjerë lihen në mëshirë të fatit

Kryeministri Edi Rama po i nënshtrohet ditën e sotme një ndërhyrje kirurgjikale pasi vuan nga hernia diskale.

Për shkak se “Sulltani” po bëhet operim në QSUT, askush tjetër nuk mund të ketë të njëjtin privilegj të futet në sallën e operimit edhe pse kanë ardhur nga rrethet pasi kishin orarin e paracaktuar.

Bëhet e ditur se Rama po operohet nga Prof. Dr. Arben Gjata, doktor që shquhet për adhurimin e tij ndaj kryeministrit, dhe mesa duket të gjithë kirurgët dhe personeli mjekësor janë vënë në gadishmërinë e “Sulltanit” duke lënë pas dore njerëzit e thjeshtë që mezi kanë gjetur një orar për të trajtuar problemet e tyre shëndetësore.

Në një denoncim për JOQ, qytetarët tregojnë se edhe pse ka shumë salla operimi, askush tjetër nuk mund të futet derisa Rama të mbarojë dhe çdo ndërhyrje është anulluar deri në një njoftim të dytë.