Ska kthim pas - Kanë 12 vjet që djegin Shqipërinë

Nga Mimoza Hajdarmataj/

Kanë 12 vjet që djegin Shqipërinë, "qajnë" për disa karrike...

Garda e narkoshtetit, dhe hyrja si skutha përmes bodrumeve të Parlamentit të përfaqësuesve të mazhorancës, nuk mund ta mbrojnë këtë të fundit nga reagimi qytetar.

Mosbindja civile nisi sot në oborrin e Parlamentit ndërsa nga e hëna do të shtrihet në çdo rrugë të vendit.

Nuk mund të ketë normalitet me një pushtet të korruptuar, të kriminalizuar dhe që shpall armike Opozitën duke e burgosur dhe duke mos e lejuar të ushtrojnë detyrën e tyre, që rrjedh nga vota e qytetarëve.

Siç ka thënë edhe kreu i regjimit, Edi Rama, "Nuk keni parë gjë akoma".

Ne kemi vendosur ti qëndrojmë përballë dhe kthim pas nuk ka më!