VIDEO/ Noka: Jemi në mosbindje civile, qeveri teknike, të lirohet lideri i PD dhe stop burgosjes politike

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka në një prononcim për SYRI TV, nga parlamenti është shprehur se, opozita ndodhet në aksion në mosbindje civile.

Sipas Nokës, opozita kërkon që të krijohet qeveria teknike, të lirohet lideri i PD-së Sali Berisha dhe të ndalohen burgosjet politike.

‘Opozita ka vendosur që ditën e hënë të kësaj jave dhe në vazhdim është në aksion, në mosbindje civile paralelisht në parlament dhe në rrugë, që nis ditën e hënë dhe në vazhdim. Asgjë më shumë, mosbindje civile për të rrëzuar regjimin më kriminal dhe korruptim që ka pasur ndonjëherë Shqipëria.

Ne prandaj jemi në betejë, sepse mazhoranca demokracinë e konsideron kartona të blerë, ul e ngri kartonët, ky është koncepti i një regjimi. Nuk është demokraci. Për ne po nuk funksionoj demokracia nuk ka rëndësi numrat dhe kartonat.

Ne kërkojmë që demokracia të funksionojë, opozita të mos shpallet armike, të ketë rolin e vet. Opozitës ti jepet e drejta, vota e lirë të rikthehet në Shqipëri, dhe jemi në betejën e mosbindjes civile që Shqipëria të ketë një qeveri teknike e cila të garantojë zgjedhje të lira dhe demokratike, asgjë më shumë.

Kërkojmë që të ketë një demokraci funksionale, ku opozita të ketë rolin e vet dhe të respektohet, mazhoranca të ketë rolin e vet e të respektohet. Kërkojmë që Shqipëria të shpëtojë nga kthetrat e drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ju kujtoj se 58 miliardë euro buxhete janë miratuar në këtë narkoparlament dhe pyet veten çdo shqiptar se ku kanë shkuar 58 miliardë euro.

Kjo është pyetje që do të bëjë çdo shqiptar kur të vendosë të dalë ditën e hënë apo jo në betejë.

Ndal burgosjes politike, lirim i lidershipit të partisë demokratike dhe opozitës dhe qeveri teknike. Këto janë kërkesa të panegociueshme. Ne jemi në betejë, asgjë nuk na ndalon, jo kërcënime,  jo sanksione. Asgjë.

Jemi me mision, nuk jemi me detyrë.

Nuk kemi nevojë të qëndrojmë, ne jemi në aksion’, tha Flamur Noka për SYRI TV.

PROTESTA LIVE: