Niko Peleshi i pamëshirshëm, bën propagandë me pensionistin që ka ndërruar jetë

Kryetari i GP të Partisë Socialiste, Niko Peshi tregohet i pamëshirshëm në propagandë. Në përpjekje për të amortizuar mashtrimin me rritjen e pensionve, gjë që ishte një super mashtrim i mazhorancës, eksponentë të saj, mes tyre edhe Niko, kanë mbushur profilet e tyre me të moshuar për të mbuluar mashtrimin e rritjes së pensioneve. gjë që ishte një tallje me rritje 4-mij lek të vjetra.

Denoncimin e ka bërë aktivisti i njohur korçar, Ilir Vrenozi, i cili i ka bërë thirrje Peleshit të mos përdorë edhe të vdekurit për propagandë.

Postimi i Vrenozit:

O Niko po si nuk te tha njeri bre, ke dy dite qe ke bere kete status... po Stavri ka vdekur o Niko, nuk e ndihmon dot më si pensionist ... po hiqe kete status se ska lezet.... Stavri Jano ka vdekur o Niko vellai, gjej nje pensionist tjeter per foto e ti rritesh pensionin.... [😎] [😎]