Minatorët: Nëse Rama do ti kishte prindërit e tij gjallë a do të mendonte të shtonte 460 lek në muaj për pensionet

Minatorët kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre dhe për pensionet të cilat janë në vlera qesharake.

Një nga protestuesit është shprehur se nëse Rama do ti kishte prindërit e tij gjallë a do të ngrinte pensionet me 460 lek në muaj.

"Po ti kishte prindërit e tij gjallë a do të mendonte të shtonte 460 lek në muaj për prindërit. Ju deputetë që jeni atje i mbuloni pronderit tuaj me ato që na vidhni nga taksat ton

Ktheni kokën nga ne nëse jeni njerëz. Nëse s’jeni gdhendur thoni që nuk jemi gdhendur dhe jemi hajdutët e shoqërisë. "