U shpall më i miri i ndeshjes Lille-Real Madrid/ Mbrëmje magjike e Zhegrovës: Ishte e gjitha një ëndërr

Edon Zhegrova e ka konfirmuar formën e jashtëzakonshme mbrëmë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishëm të jetës së tij.

Ylli kosovar zhvilloi një lojë fantastike ndaj Real Madridit në fitoren historike me rezultatin 1-0, në ndeshjen e vlefshme për fazën e ligës në Ligën e Kampionëve.

25-vjeçari ishte i pandalshëm në krahun e djathtë për kampionët e Evropës, ndërsa fitoi edhe penalltinë, e cila më pas u shndërrua në golin e fitores.

Me këtë rast, “Messi i Kosovës” u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes nga UEFA.

Pas ndeshjes, ai bëri një postim në rrjetet sociale, duke e shprehur gëzimin për natën magjike.

“Ishte e gjitha një ëndërr”, shkroi Zhegrova teksa e postoi çmimin e lojtarit të ndeshjes.

Paraprakisht, derisa ishte duke festuar me tifozët, përfaqësuesi kosovar e dha një mini-intervistë për klubin e tij, Lille.

“Përshëndetje të gjithëve. Është një ditë historike për ne. Jam mjaft krenar me ekipin, jam shumë i lumtur për fitoren. I falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen e madhe. Shumë dashuri për të gjithë”, theksoi Zhegrova teksa e ekspozoi edhe çmimin e lojtarit më të mirë.

Ylli kosovar shkëlqeu edhe në fazën kualifikuese duke i realizuar tre gola dhe duke e ndihmuar Lillen të kualifikohet në fazën e ligës.