Ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë, ja kur do ta publikojë Silvinjo listën e kuqezinjve

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshjet e radhës në transfertë, një përballje në “Epet Arena” me Republikën Çeke më 11 tetor dhe 3 ditë më vonë kuqezinjtë do të luajnë kundër Gjeorgjisë në Tbilisi.

Tashmë siç është bërë “traditë”, Silvinjo do të publikojë listën e lojtarëve ditën e premte dhe një ditë më vonë, do të mbajë edhe një konferencë për shtyp me gazetarët.