Korreshi: Nuk na lënë të futemi në parlament, zonja pushka na dënoi me ‘urdhërin’ e sulltanit

Deputeti i PD, Saimir Korreshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV është shprehur se deputetët e opozitës po pengohen të futen në parlament në kundërshtim me ligjin.

Korreshi është shprehur se nuk po na lënë të futemi në parlament, pasi na ka dënuar zonja ‘pushka’ në kundërshtim me të gjitha ligjet ajo na ka dënuar me 40 ditë.

"Nuk po na lënë të futemi në parlament, pasi na ka dënuar zonja ‘pushka’ në kundërshtim me të gjitha ligjet ajo na ka dënuar me 40 ditë. Ne e kemi ankimuar këtë vendim dhe nuk është i formës së prerë.

Zakonisht në të gjithë botën deputetët futen lirshëm ndërsa këtu është ndryshe. Deputetët e PS nuk do të futen para nesh dhe jemi që në mëngjes që presim, kuvendi nuk është i Spiropalit dhe Ramës.

Në asnjë ligj nuk bëhet fjalë që deputetët nuk mund të futen në parlament por ata nuk kanë të drejtën e fjalës por nuk i pengon dot të futem në parlament.

Mund të vijë më para data shtatë nesh sjellja e tyre vazhdon kështu si këta e kanë nisur."