Shpërthim në Krujë, i vihet eksploziv banesës, ja çfarë thotë policia

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Krujë.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00, në lagjen Nr. 1, Krujë, ku në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit B. K., (te dera e banesës), dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Policia deklaron se ka vetëm dëme materiale, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.