VIDEO/ Rama e Spiropali rrethojnë Kuvendin me gardistë, pengohet opozita

Në nisje të seancës së punimeve të Kuvendit, Edi Rama ka rrethuar parlamentin me gardistë në mënyrë që të mos lejojë opozitën që të marrë pjesë në seancë.

Një ditë më parë ndodhi ajo që nuk kishte ndodhur asnjëherë në Parlamentin  shqiptar.

Mazhoranca përjashtoi nga punimet e seancave 24 deputetë të opozitës për të vetmen arsye se ata protestuan kundër dënimit politik të kolegut të tyre Ervin Salianji.