Sulm i bashkerenduar mbi opozitën!

Nga Luan Baçi/

Gjykatat, prokuroria, policia, deputët e PS, administrata, "analistë" të qeverrisë, vazhdojnë të godasin opozitën, me çdo lloj, mjeti, mënyre dhe forme!

Çdo gjë me urdhër të K...M....!

Përjashtimi në bllok i gjysmës së grupit parlamentar, është në vazhdën e përpjekjeve të Ramës, për zhbërjen e opozitës, eleminimin e saj dhe mbajtjen e një oponence të ngjashme me atë të Putinit në Rusi!

Reagimi yne duhet të jetë, me të njëjtën monedhë, boll më me kompleksin, se ndërkombtarët nuk mbeshtesin dhunën....

Dhunën e ben mazhoranca me Ramën, jo ne!

Ne nuk jemi përgjigjur asnjëherë me dhunë, por me mjete demokratike dhe paqësisht!

E para ndërkombëtaret duhet të hapin sytë dhe veshët, të shikojnë dhe të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe ta përçojne në kancelaritë përkatese ashtu siç është realiteti dhe jo të genjejnë, duke mburrur dhe lavdëruar liderin global, që për çdo fjalë të tyre të mirë, gjen mundesinë ti qeras sipas qejfeve që kanë!

Reagimi dhe revolta jonë duhet të kishte filluar fuqishëm, që në 30 Dhjetor 2023, kur arrestuan kryeyarin e PD profesor doktor Sali Berishën!

Sinjali i Ramës ishte i qartë.

Eleminim të opozites, por ne heshtëm, u mjaftuam me solidarizim me fjalë, statuse në rrjete sociale dhe protesta poshtë banesës së kryetarit tonë!

Boll është boll, mjaftë është mjaftë!