GJKKO jep rreth 2 shekuj burg për 30 anëtarët e grupit të drogës, mes tyre edhe një polic

Gjykata e Posaçme ka dhënë gati 200 vite burg për 32 të arrestuar në vitin 2022 për trafik droge si pjesë e 5 grupeve të ndryshme kriminale që sipas SPAK rezultonin të ishin grup i strukturuar kriminal.

30 prej tyre u dënuan me burg nga 2 deri në 12 vjet, në mesin e tyre edhe një punonjës policie, Fejzo Meçai i cili u dënua me 2 vite burg për shpërdorim detyre. Meçai, polic në Komisariatin e Tepelenës, lehtësoi punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Për një nga të pandehurat, Anxhela Shehu, u urdhërua lirimi, pasi dënimi u pezullua me masën që kishte kryer më parë dhe u kthye në shërbim prove në 2 vite.

Kurse për Marjus Tartaraj u shpall moskompetenca dhe vijimi me tjetër trupë gjykuese. GJKKO ka dhënë 30 dënime me burgim, një vendim pafajësie dhe një shpallje moskompetence.

Në total të pandehurit u dënuan me 2 shekuj burgim, me marzhe izolimi nga 2-12 vite burgim.

VENDIMI

Vendimi u dha dy vite pas operacionit “Five” të goditjes së 5 grupeve kriminale të trafikut të drogës me 32 persona të pandehur, teksa më parë u ishin lehtësuar edhe masat e sigurisë në “Arrest shtëpie” pas kalimit të afateve të paraburgimit.

Më 14 maj të këtij viti, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi ndryshimin e masave të sigurisë të 32 personave të arrestuar në mars 2022 si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të trafikut të drogës në 6 qytete, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Në atë kohë SPAK deklaroi se kishte mundur të evidentonte 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë, Lezhë dhe Përrenjas, qytete ku edhe u shtri operacioni.

Veprat e dyshuara kriminale ishin kryer gjatë periudhës nga muaji mars 2019 deri në nëntor të vitit 2020.

SPAK PËR OPERACIONIN

Në kohën kur nisi edhe vala e arrestimeve u bë me dije se SPAK pati lëshuar urdhërarreste për 42 persona, të cilët dyshohej se ishin pjesë e një rrjeti kriminal që ishte shtrirë në Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas informacioneve të SPAK aso kohe u mësua se janë 5 grupe që dyshohet se kanë bashkëpunuar për kultivim dhe trafik hashashi dhe sasi të vogla kokaine.

Hetimi për këtë rrjet kriminal nisi që nga 2019, ndërsa në 12 raste janë sekuestruar sasi të ndryshme droge, gati 400-500 kg kanabis në total.

Gjatë hetimeve, SPAK ka mundur të evidentoj 13 episode kriminale të trafikimit, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe kultivimit të bimëve narkotike në Vlorë, Tepelenë, Durrës, Tiranë dhe Lezhë, qytete ku edhe u shtri operacioni i zhvilluar përgjatë të enjtes.

Veprat e dyshuara kriminale janë kryer gjatë periudhës nga muaji mars deri në nëntor të vitit 2020.

Përgjatë 36 muajve hetime, SPAK arriti të provojë veprimtarinë kriminale të pesë grupeve të ndryshme, për të cilët Gjykata e Posaçme firmosi 42 masa “Arrest në burg”, mes tyre edhe dy efektivë policie, 1 “Arrest shtëpie” dhe 1 grua nën masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme rezultoi se Fejzi Meçaj, punonjës policie në Komisariatin e Tepelenës, dhe Adriatik Logli, efektiv i Policisë së Gjirokastrës, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa kanë lehtësuar punën e trafikantëve për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në veçanti, në qytetin e Vlorës, u prenë 8 urdhër-arreste, të ekzekutuara janë gjashtë prej tyre.

MASA E DËNIMEVE

1-Ardian Kastrati, 7.4 vjet
2-Anxhela Shehu, 1.4 vjet
(dënimi pezullohet, shërbim
prove me 2 vjet)
3-Armand Koçiu, 6.8 vjet
4-Denardo Dervishi, 6 vjet
5-Erjon Kalemi, 6.8 vjet
6-Ervin Llana, 8.8 vjet
7-Fadil Demaj, 10 vjet
8-Fejzo Meçai, 2 vjet (shpërdorim detyre)
9-Fjodor Runaj, 8 vjet
10-Hadër Rudaj, 5.4 vjet
11-Hetem Velaj, 8 vjet
12-Landi Shehu, 8 vjet
13-Marjano Beta, 12 vjet
14-Miço Bushi, 5.4 vjet
15-Nasip Llana, i pafajshëm
16-Servan Kërbizi, 8 vjet
17-Sokol Beqiraj, 6.8 vjet
18-Valmir Polisi, 9.4 vjet
19-Xhavit Filja, 9.4 vjet
20-Abedin Llajaj, 5.4 vjet
21-Aldo Tushaj, 8.8 vjet
22-Aleks Mecorapaj, 4.8 vjet
23-Ardit Petraj, 4.8 vjet
24-Ervin Begaj, 4.8 vjet
25-Hyrjetë Runaj, 4.8 vjet
26-Kastriot Lalaj, 4.8 vjet
27-Klodian Delaj, 4.8 vjet
28-Leonidha Koçiaj, 4.8 vjet
29-Marjus Tartaraj, deklarim
moskompetence
30-Mikel Ziflai, 5.4 vjet
31-Neritan Lamaj, 4.8 vjet
32-Sefer Dukaj, 7.4 vjet/