Pas dështimit të propagandës, Rama lëshon Helenën e spiropalizuar në sulm: Opozita të kërkojë falje…

Helena Kaçe, e reja socialiste e cila ka bërë bujë me spiropalizimin e saj sipëror në një emision televiziv, nuk ka duruar dot më dhe ka dalë në luftë frontale me opozitën, pasi kjo e fundit po proteston për burgosjen politike të deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili denoncoi publikisht vëllain trafikant droge të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Duke lënë pas analistët e paguar nëpër studio të përzgjedhur nga zyra e propagandës së qeverisë, kësaj radhe Helena Kaçe shpjegon rebelimin e PD prej dënimit të Salianjit.

Në një monolog personal në rrjetet sociale, Kaçe thotë se PD duhet të kërkojë falje për këtë sjellje sepse është sajuar një kallëzim i rremë ndaj një qytetari të pafajshëm.

Mjafton të dëgjosh monologun e Helena Kaçe, për të kuptuar se është një manual patetik se si të rinjtë si ajo keqpërdoren kaq rëndshëm nga pushteti i korruptuar dhe kriminalizuar i rilindjes së Edi Ramës.