VIDEO/ Kaso: PS në agresion të paprecedentë kundër opozitës, po krijojnë krizë demokratike

Drejtuesi politik i PD për qarkun Korçë, Ivi Kaso i ftuar në edicionin e 'Ora 19:00' në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko u shpreh se nga ana e 73 deputetëve të mazhorancës, të kallëzuar sot nga PD është konsumuar vepra penale e pengimit të zbatimit të vendimit të gjykatës.

Ivi Kaso u shpreh se është hera e tretë që kuvendi vendos me votën që ata e quajnë ende si votë përfaqësuese të sovranit, që të mos zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese duke cënuar në mënyrë të rëndë kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.

'Jemi në një rast të paprecedentë sepse janë tejkaluar edhe në përmasa edhe në intensitet ai reagim frikësues ndaj deputetëve të opozitës që mazhoranca e pati nje sjellje konstante për disa muaj kur deputetët e opozitës e ngritën zërin dhe me anë të veprimeve të tyre bllokuan ecurinë normale të seancave të parlamentit.

Sigurisht që tani situatat janë akoma më të qenësishme dhe kanë të bëjnë me një agresion të paprecedentë, të drejtpërdrejtë të mazhorancës ndaj opozitës shqiptare , ndaj deputetëve , të cilët ndihen gjithashtu të cenuar në vetë të parë pasi agresioni i tyre erdhi te një koleg i tyre, te nënkryetari i grupit parlamentar të PD, deputeti Ervin Salianji, dhe për këtë arsye reagimi i gjithë opozitës duhej të ishte dhe ka për të qenë i fortë dhe i vendosur dhe i tillë ishte dhe reagimi i deputetëve por sigurisht pa cenuar ato norma minimale të cilat do të sillnin pasoja të përjashtimit të bllok të të gjithë deputeteve të opozitës dhe kërcënimi i tyre më ndjekje penale për veprim i cili përtej simbolikës shpreh revoltën dhe mospajtimin e deputetëve me situatën e demokracisë e cila është tejet e rënduar.

Është hera e tretë që kuvendi vendos me votën që ata e quajnë ende si votë përfaqësuese të sovranit, që të mos zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese duke cënuar në mënyrë të rëndë kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve.

Nga ana e 73 deputetëve të kallëzuar sot nga PD është konsumuar vepra penale e pengimit të zbatimit të vendimit të gjykatës, sikundër shtetas të tjerë të cilët qofshin këto me funksione publike apo jo kanë për detyrë zbatimin e vendimit të gjykatës, dhe Gjykata Kushtetuese me vendimin e fundit e ka bërë fare të qartë që diskrecioni i tyre i deputetëve lidhej vetëm me vullnetin e tyre për të zbatuar një detyrim të drejtpërdrejtë që ju lindtë nga një vendim i mëparshëm i GJK. Pra Gjykata kushtetuese e ka thënë troc dhe shqip: ju duhet të zbatoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese.'- u shpreh Kaso.