Përjashtimi i deputetëve, Çupi: Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës, një akt i rëndë që minon demokracinë

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka reaguar në lidhje me përjashtimin e deputetëve të PD nga komisionet dhe seancat plenare deri në 60 ditë.

REAGIMI I PLOTË I DHURATA ÇUPIT:

Rregullorja e Kuvendit parashikon se masa disiplinore "perjashtim nga pjesemarrja ne komisione dhe/ose ne seance plenare DERI ne 60 dite" jepet VETËM ne rastet: kur deputeti perdor lende apo mjete piroteknike, tymuese, bojera dhe materiale apo mjete te tjera te ngjashme brenda salles se zhvillimit te punimeve te Kuvendit/mbledhjes se komisionit /brenda mjediseve te Kuvendit. Pra përjashtimi i deputetëve për 40-60 ditë mund të ndodhë vetëm në këto rrethana. 

Veprimet e 24 deputetëve janë publike dhe askush prej tyre nuk është në këto rrethana. Dënimi pa ligj i deputetëve të opozitës është një akt i rëndë që minon demokracinë. Pengimi i tyre pa ligj në ushtrimin e misionit të tyre është krim, që nuk mund të mbetet pa ndëshkuar!