'Kam parë djallin!', Georgina Rodriguez trondit me deklaratën, pranon se beson te forcat e errëta

Georgina Rodriguez ka bërë bujë me deklaratën e saj të fundit, ku në dokumentarin e saj në Netflix ka pranuar se beson te forcat e errëta. Ajo ka pranuar se ka parë djallin në shtëpinë e tyre në Arabinë Saudite.

“Një ditë isha duke ngrënë vetëm në shtëpi, papritur ngrita kokën dhe pashë një fytyrë, me sy, shpatulla dhe brirë. Thashë me vete: Duket si djalli. Unë besoj se forcat errëta ekzistojnë, por e di gjithashtu që jam e mbrojtur nga Zoti”, u shpreh Georgina.

Në deklaratën e saj, Gerogina shtoi se edhe fëmijët e kanë ndjerë prezencën e kësaj force të errët, duke e cilësuar si “monstra”.