'Përgjigjja është jo', Biden nuk mbështet sulmin izraelit ndaj armëve bërthamore të Iranit

Joe Biden ka folur sërish pas sulmit raketor të Iranit kundër Izraelit.

Në deklaratat që bëri para gazetarëve gjatë vizitës së tij në Karolinën e Veriut, ai pranoi se nuk e mbështet sulmin izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Përgjigjja është jo,” u përgjigj ai kur u pyet për këtë.

Ndërsa ditën e djeshme ai deklaroi se mbështet mbështet mënyrë që do të zgjedhë Tel Avivi për t’iu përgjigjur Teheranit.

Përveç kësaj, Biden tha se Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmit të djeshëm me raketa iraniane, por se duhet ta bëjë këtë në mënyrë proporcionale.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan theksoi se ndaj Iranit do të vendosen sanksione pas sulmit të mbrëmshëm.